Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë i ftuar do të jetë Shemsi Veseli, drejtor i klinikës, i cili do të flasë për investimet në Klinikën e Biokimisë në QKUK.

Kurse i ftuari i dytë do të jetë Riza Bajrami, parukier, i cili do të flasë rreth trendeve dhe prerjeve të flokëve për meshkuj.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme