Edhe Milani interesohet për Kumbullën
BKT
Sport

Edhe Milani interesohet për Kumbullën

Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë te Helas Verona në Serie A, dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha.

Drejtuesit e Milani kanë filluar të mendojnë për përforcimet që do të bëjnë në merkaton e janarit, dhe një ndër ta është edhe mbrojtësi shqiptar.

Sipas asaj që shkruan “TodoFichajes”, kuqezinjtë kanë shfaqur interes për Kumbullën dhe po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit.

Thuhet se “Djalli” do të nisë një ofertë që në janar, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje me Veronën, për transferimin e 19-vjeçarit në “San Siro”.

Ndryshe, mbrojtësi shqiptar po monitorohet edhe nga Inter dhe Juventus.