Kosova ka aspirata për shengenin e madh evropian, e jo për minishengenin
BKT
Lajme

Kosova ka aspirata për shengenin e madh evropian, e jo për minishengenin

Kryetari i Aleancës bizneseve, Agim Shahini tha se Kosova ka aspirata për shengenin e madh evropian (EU) e jo për minshengenin e propozuar nga këta liderët ballkanik.

Ata më shumë e kanë marketing politik për të tejkaluar krizat e brendshme dhe për konsum parazgjedhor të cilat edhe Serbia edhe Maqedonia e veriut i kanë në pranverën e hershme të vitit 2020, por quditërisht edhe Shqipëria është në këtë propagandë e cila ndal aspiratat e ballkanit për në Bashkimin Evropian.

Të merremi me mini shengen, është më pak se CEFTA, e cila i realizon të gjitha përpjekjet e liderëve ballkanik të cilët janë të barabart në të, duke e përfshirë edhe Kosova.

AKB-ja, vlerëson minishengeni marketing politik dhe humbje kohe të merremi me këtë projekt i cili do të përfundon shpejt si i dështuar pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.


MË SHUME NGA Lajme