Napoli i ofron rinovimin dyshes Mertens-Callejon
Drejtuesit e Napolit po punojnë për të rinovuar kontratën me Mertens dhe Callejon, dy lojtarë të konisderuar tepër të rëndësishëm për projektin e klubit.
Për momentin palët duken shumë larg një akordi, sidomos sa i përket çështjes së futbollistit spanjoll, i cili nuk bie dakord me kushtet e ofruara nga klubi. Disi më e ngrohtë është situata e sulmuesit belg, I cili i ka thënë jo ofertave të majme nga Kina, duke qenë i bindur për qëndrimin në Europë dhe ndoshta te klubi i kaltër.
Të dy futbollistët kanë një kontratë aktuale që përfundon në qershor 2020-ës dhe në rast të mungesës së rinovimit, ata do të largoheshin me parametra zero.
Pikërisht kjo është ajo që drejtuesit nuk dëshirojnë, ndaj dhe puna për drejtorin sportiv, Giuntoli bëhet edhe më e vështirë pasi duhet të bindi me patjetër futbollistët të pranojnë rinovimin.























