15:26 / 22.12.2019
Ancelotti lakmon Ligë e Kampionëve me Evertonin
Carlo Ancelotti është duke menduar për kualifikimin në Ligën e Kampionëve me Evertonin.
Dje, Everton emëroi Ancelottin trajner të tyre duke nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë.
60-vjeçari ka thënë se synimi do të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve ose Evropa Ligë.
“Jam i emocionuar të jem në një ndër klubet më të mëdha në Angli. Qëllimi është të hyjmë në Ligën e Kampionëve ose Europa Ligë. Jam këtu për të bërë këtë gjë”, tha ai, transmeton arbreshi.
Ndeshja e radhës për Evertonin është kundër Burnley.























