15:50 / 22.12.2019
Ajaxi luan “tenis” me Den Haag, e mbyll vitin në krye
Ajaxi i Amsterdamit rikthehet te fitorja në Eredivisie dhe e mbyll vitin 2019-të i vetëm në krye të klasifikimit me 44 pikë, 3 më shumë se AZ Alkmaar.
Harkëtarët luajtën tenis ndaj Ado Den Haag në Amsterdam duke fituar 6-1 në të cilën gjetën golat e parë me fanellën e Ajaxit edhe dy talentet Gravenberch dhe Traore në sfidat e tyre të para si titullarë në Eredivisie.
Serinë e golave e hapi Ziyech ndërsa më pas shënuan edhe Van de Beek, Ekkelenkamp dhe Gravenberch për rezultatin 4-0 në fund të pjesës së parë.
Pas pushimit shënoi edhe kapiteni Tadic ndërkohë sulmuesi nga Burkina Faso Traore i çoi shifrat në 6-0. Golin e nderit Den Haag e realizoi në minutën e 92-të me Goossens me penallti.























