Kurti i reagon Ramës: Jemi një popull, nuk duhet të konfrontohemi
BKT
Lajme

Kurti i reagon Ramës: Jemi një popull, nuk duhet të konfrontohemi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër i  ardhshëm i vendit, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe deklaratave që ky i fundit dha për Kosovën gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë.

Kurti ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirjes dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Kreu i VV-së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini Schengenit rajonal, derisa mospjesëmarrja e Kosovës në këtë samit bëri që kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve kosovarë.


MË SHUME NGA Lajme