16:57 / 23.12.2019
Petroviq për të 13-tën herë i ftuar në Lutjet e Mëngjesit në SHBA
Presidenti i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, është ftuar të marrë pjesë në Lutjet e MëngjesiT, që janë tradicionale në Uashington dhe organizohen atje për të trembëdhjetën herë në shkurt të vitit 2020, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Lutjet e Mëngjesit janë një traditë e gjatë në SHBA, ku për gjatë gjashtë dekata e gjysmë, anëtarët e Kongresit, Senatit, politikanë dhe liderë e ushtarakë të SHBA-ve, si dhe mysafirë të dalluar nga qindra vende të botës, mblidhen për lutjen e përbashkët çdo vit, të enjten e parë të muajit shkurt. Petroviq do të jetë në SHBA për disa ditë dhe do të takohet me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit.























