Humbja në Superkupë, bien “kambanat” e para të alarmit te Juventusi
BKT
Sport

Humbja në Superkupë, bien “kambanat” e para të alarmit te Juventusi

Humbja në Superkupën e Italisë, ka bërë që në shtëpinë e Juventusit të shpërthejnë pakënaqësitë, teksa shihet një skuadër që vuan mungesën e energjive.

Ky fakt u vë në pah dhe nga vetë tekniku i bardhezinvje Maurizio Sarri, ndërsa ky i fundit e mbrojti idenë e tij që në fushën e blertë hodhi në sulm treshen Higuain-Ronaldo-Dybala. Kundër Lazios u pa një skuadër që nuk kishte aspak agresivitet në lojën e saj dhe ritmi i lojës ishte tepër i ulët.
Filozofia e Sarrit duket sikur ende nuk është marrë plotësisht nga ana e skuadrës.

Momentalisht bardhezinjtë nuk kanë as forcën por as kapacitetin e duhur në qarkullimin e topit, diçka që shpesh ia ka vështirsuar jo pak lojën ekipit. Sulmi nuk arrin dot të bashkëpunojë me mesfushën. Gjithashtu vihet re dhe një lloj mungese sinkronizimi mes repartave dhe mjafton një kundërsulm për t’i shkaktuar dëm “zonjës së vjetër”.

Humbja në finalen e Superkupës së Italisë përbën dhe dështimin e parë sezonal për Juventusin. Tashmë klubit torinez i duhet të rikuperojë energjitë e shpenzuara dhe ndonjë lëvizje duket mëse e nevojshme për të evituar hapa të tjerë të gabuar që mund të rezultojnë fatal për sezonin e Juventusit.