​Buxhovi thotë se Qosja nuk kishte pranuar ta drejtonte LDK-në
BKT
Lajme

​Buxhovi thotë se Qosja nuk kishte pranuar ta drejtonte LDK-në

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jusuf Buxhovi ka theksuar se emrin kësaj partie ia kishte lënë për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 30 vjetorin e themelimit.

“Emrin LDK ia lashë për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Një dy a tre kërkesa përkonin me atë Lidhje. Bashkimi i vilajeteve atë kohë dhe pavarësi etj”, tha ai në T7.

Ai thotë se ka refuzuar emërtimin Lidhja Demokratike Shqiptare.

“Kishte pasur kundërshtime që partia të quhej LDSH - Lidhja Demokratike Shqiptare, por unë i refuzova këto. Unë nuk pranova pasi do hapte çështje tjera. Ne kërkonim barazi brenda Jugosllavisë. Kërkesat ishin minimale sa për të hyrë në treg”, tha ai.

Buxhovi po ashtu ka treguar se e Rexhep Qosja ishte njëri prej kandidatëve për kryetarin e parë të LDK-së, por që ai refuzoi për shkak se i pengonin emrat e dy personave që ishin në atë listë.

“Qosjes unë vetë personalisht ja kam ofruar listën që të nënshkruhej si themelues. Ne ishim marrë vesh që të kishim dy kandidatë për të qenë kryetar. Nuk është se kemi qenë trima të mëdhenj. Por garancitë e fuqive të mëdha si Gjermania dhe SHBA, na mundësuan që ne të vazhdojmë. Unë kam shkuar të Qosja. Kemi pasur kontakte kur ishim më herët në komisionin për të drejtat e njeriut. Ai më kishte thënë se nuk futej për shkak të emrave të dy personave që ishin në atë listë. Mendoj që ai u lehtësua kur nuk pranoi rolin. I thashë se ai do ishte kandidat i disa prej nesh për kryetar, por me kusht që emri i tij të ishte në listë, dhe të merrte përgjegjësi. Kështu ka përfunduar. Kemi qenë korrekt deri në kohën kur dolën më vonë fjalë tjera”, tha Buxhovi.


MË SHUME NGA Lajme