Krasniqi: Demaçi ka qenë në gjendje të vdesë për Kosovën
BKT
Lajme

Krasniqi: Demaçi ka qenë në gjendje të vdesë për Kosovën

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi ka kujtuar bisedat që janë zhvilluar mes ndërmjetësuesit amerikan Richard Holbrooke dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai për RTV Dukagjini thotë se Rugova ishte pajtuar që ta formojnë një trup bashkëpunues, ku sipas tij Rugova ishte pajtuar që këtë grup ta udhëheq Mehmet Hajrizi.

Por, siç tha Krasniqi, kur ka shkuar Holbrooke te bisedojë me Demaçin dhe Qosjën, Demaçi i ka thënë po me një kusht, që Rugova të përjashtohet krejt nga ky proces.

Ai tha se pas kësaj Holbrooke është kthyer, ka filluar një ofensivë e tmerrshme e forcave armike, e cila ka zgjatur për tre muaj.  

Krasniqi thotë se si zëdhënës i Rugovës i ka ditur edhe bisedat dhe se Holbrooke i ka thënë Rugovës që do të ketë përfitime të mëdha po u formua trupi bashkëpunues.  

“Nëse e krijoni këtë përfaqësi të përbashkët, unë të garantoj që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes do ta kanë selinë në këtë kohë në Prishtinë”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se Demaçi ka qenë njëri nga njerëzit më të mëdhenj dhe atdhetar shumë i madh, pasi ai e ka filluar aktivitetin e tij si një revolucionar dhe si një enverist dhe ka përfunduar si një pacifist dhe një humanist i madh.

“Demaçi kurrë keq nuk i ka bërë Kosovës. Ai ka qenë një njeri që ka qenë në gjendje me vdekur për Kosovën 24 herë brenda ditës”, tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme