Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Fisnik Dragusha - njohës i turizmit. Ai do të flas për: TURIZMI GJATË 2019-s, TURIZMI NË DIMËR dhe PRITJA E VITIT TË RI JASHTË VENDIT.

Kurse Emrush Ujkani- drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), do të flas për INVESTIMET E HUAJ NË KOSOVË GJATË VITIT 2019.

Labinot Berisha- kryetar i Këshillit grevist të punëtorëve të MKRS, do të flas për PUNËTORËT E MKRS-SË NË GREVË PËR TË KUNDËRSHTUAR LARGIMIN NGA OBJEKTI AKTUAL.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme