10:17 / 24.12.2019
Myftiu Tërnava uron Ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje
Me rastin e Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit.
“Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”.























