Të bardhët e vezës shëron rrëzuallin
Nëse ju ndodh që brenda natës t`ju shfaqet rrëzualli në sy (kathi), mos prisni që të komplikohet dhe të rritet, por menjëherë filloni të ballafaqoheni me të.
Zgjidhni 'armët" natyrale, pataten, të bardhët e vezës ose trangujt. Nëse zgjidhni të parin, së pari e pastroni, e qëroni në rriska, e më pas drejtpërdrejt e vendosni në rrëzuall. Mund ta vendosni edhe në kompresë, dhe ta vendosni në kapakun e infektuar të syrit. Ilaç tjetër natyral është edhe të bardhët e vezës.
E vendosni në një sipërfaqe të aspër të pambukut, e mbështetni në sy, prisni të qëndrojë 20 minuta dhe më pas e shpëlani. Të njëjtën mënyrë përdoreni edhe me vezët e zier fort. Nëse të parat nuk ju pëlqejnë, përdorni trangullin. Falë vitaminave K, C, B1, si dhe kaliumit dhe biotinës, pjesët e prera nga trangulli i freskët në formë të rrathëve zbutin inflamacionin dhe pas kompresës së tretë, do të eliminoni rrëzuallin.























