Dështon VAR-i, shkaktar minjtë
BKT
Sport

Dështon VAR-i, shkaktar minjtë

Mediat franceze raportuan se në ndeshjen e Ligue 1 midis Nice dhe Toulouse, teknologjia VAR nuk funksionoi, dhe arsyeja është mjaft e çuditshme.

Në stadiumin ‘Allianz Riviera’, minjtë kafshuan kabllot dhe sistemi nuk mund të funksiononte. Për fat të mirë, nuk kishte nevojë që VAR të përdorej, dhe Nice festoi 3:0.