​Haradinaj: Tragjik lajmi për dy fëmijët që humbën jetën në Francë
BKT
Lajme

​Haradinaj: Tragjik lajmi për dy fëmijët që humbën jetën në Francë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, reagoi pas humbjes së jetës së dy fëmijëve kosovarë në Francë.

Haradinaj e quajti tragjike lajmin, ndërsa shprehur ngushëllime familjarëve.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, dy fëmijë, njëri 5-vjeç e tjetri vetëm 2-vjeç, që të dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën pasi kanë rënë në lumin Le Moingt në Montbrison të Francës.

Mediat franceze shkruajnë se të dy fëmijët vëlla e motër ishin duke luajtur buzë lumit, kur më i vogli ra në ujë dhe motra që besohet të jetë më e madhe ka tentuar ta shpëtojë por e ka pësuar edhe ajo pasi është rrëmbyer nga uji.

Sipas autoriteteve franceze, nëna e fëmijëve ishte e pranishme dhe tentoi t’i shpëtonte, por nuk ia doli e vetme. Thirrjes së saj për ndihmë iu bashkuan edhe të tjerë dhe shërbimet e urgjencës por ishte tepër vonë.


MË SHUME NGA Lajme