15:10 / 25.12.2019
Pacolli ngushëllon prindërit e dy fëmijëve që humbën jetën në Francë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar prindërit e dy fëmijëve nga Kosova që kanë humbur jetën tragjikisht në Francë.
Ai ka thënë se misioni diplomatik i Kosovës në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme.
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.























