16:01 / 25.12.2019
Kjo është mosha ideale për martesë
Martesa është një ndër etapat më të rëndësishme në jetën e secilit. Të marrësh një vendim të tillë për jetën për shumë të rinj është një sfidë.
Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit duhet të martohen në mes të moshës 28 dhe 32 vjeç.
Studimi është bërë nga Nick Wolfinger, një sociolog në Universitetin e Utah.
Sipas sociologëve, në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet duan të jenë së bashku. Ata janë të përgjegjshëm për zgjedhjen më të rëndësishme të jetës dhe marrin përsipër detyrimet.























