Orizi, një nga 6 ushqimet pa datë skadimi
BKT
Lifestyle

Orizi, një nga 6 ushqimet pa datë skadimi

Konsumimi i produkteve të skaduara mund të jetë i rrezikshëm, por ka edhe disa nga ushqimet të cilat nuk kanë datë skadimi.

Orizi

Temperatura më e mirë për të ruajtur orizin është në 4.5 ° C ose më poshtë. Është më mirë të ruani orizin në enë plastike për ushqime ose në kavanoza qelqi. Siç tregon një studim, në këto kushte, orizi mund të ruhet deri në 30 vjet dhe nuk do ta humbasë aromën ose vlerën ushqyese.

Qumësht pluhur

Qumështi pluhur që përpunohet sipas të gjitha standardeve të duhura shëndetësore mund të ruhet për një kohë të gjatë pa e humbur vlerën e tij ushqyese – po aq kohë sa ruhet në një enë hermetike.

Salca e sojës

Salca e sojës mund të ruhet në mënyrë të sigurtë për të paktën 3 vjet edhe nëse shishja është hapur. Jeta e ruajtjes së salcës së sojës në një enë hermetike mund të jetë shumë më e gjatë, por kjo varet nga kushte si lloji i salcës së sojës që është, mënyra e përpunimit, cilësia e saj dhe temperatura e ruajtjes.

Për shembull, salca e sojës me cilësi të lartë mund të bëhet vetëm përmes fermentimit natyral, një proces që zakonisht zgjat diku nga disa muaj deri në dy vjet. Vetëm ky lloj i salcës së sojes mund të zgjasë më shumë se tre vjet. Kjo është arsyeja pse ju duhet të keni kujdes nga markat e caktuara që shtojnë kimikate për të shpejtuar procesin e fermentimit.

Shurup panje

Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Maple të Massachusettsit, një shishe e hapur e shurupit të panjës mund të ruhet pafundësisht. Dhe, edhe pasi ta keni hapur, mund ta përdorni për disa vjet nëse e mbani në frigorifer.

Fasule të thata

Studiuesit nga Universiteti Brigham Young kanë zbuluar se pas 30 vjet ruajtje, fasulet e thata në formën e veshkave kishin ndryshuar pamjen e tyre vizuale, por të gjitha mostrat mbetën të pranueshme për t’u përdorur në situata emergjente. Ata arritën në përfundimin se këto fasule, si dhe fasulet e tjera, mund të zgjasin së paku 30 vjet.

Kripa

Kripa në të vërtetë është një mineral, jo një produkt, për këtë është e pamundur që ajo të prishet. Sigurisht, minerali mund të thithë shpejt ujin, duke u shndërruar në një shkëmb të madh me kalimin e kohës. Por në fund të fundit, kripa mbetet gjithmonë ashtu, kripë.