14:44 / 26.12.2019
Marinsat amerikanë dhurojnë lodra për fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë
Kosova gjithmonë do të ketë një lidhej të veçantë me Amerikën.
Padyshim se miqësia më e mirë është pikërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa sot marinsat amerikanë kanë dhuruar lodra të shumta për fëmijët e ‘SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë’, transmeton Indeksonline.

“Njësia e Rojeve të Sigurisë Detare për Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë mblodhi lodra bashkë me anëtarët e Ambasadës, dhe të dielën e kaluar ata i dorëzuan ato tek fëmijët e SOS-Fshatrave, dhe duket sikur të gjithë e shijuan atë ditë”, thuhet ndër të tjerash në një njoftim të Ambasadës.
Lodrat për ‘Tots’ është një program i cili kishte filluar nga Rezervat Detare në ShBA dhe është përhapur në gjithë botën.
























