17:22 / 26.12.2019
Veseli: Të mos krijohen kriza artificiale
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk duhet krijuar kriza artificiale si dhe nuk duhet polarizuar qytetarët.
Ai ka folur pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku pas zgjedhjeve të bëra ka uruar qytetarët.
“Shpresojmë që dita e sotme do t’iu hapë rrugë krijimit të institucioneve, siç është Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne jemi shtet i ri, jemi demokraci e re parlamentare, rrotacionet demokratike janë normale. Ajo çka është kryesore, qytetarët nuk duhet t’i polarizojmë mes vete. Në të njëjtën kohë nuk duhet të krijojmë kriza artificiale, të cilat mund ta vënë në krizë sociale qytetarin tonë, siç është marrja e pagave në shkurt e mars të vitit të ardhshëm”, ka thënë Veseli.























