17:24 / 26.12.2019
Alija: Pas kalimit të afateve ligjore, zgjedhjet e reja në qershor të vitit
Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjes së Glauk Konjufcën në krye të Kuvendit.
Alija, në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë pothuajse është e pamundur që Vetëvendosje të bëjë marrëveshje me LDK-në.
Ai ka thënë se skenari me një qeveri të minorancës të drejtuar nga Vetëvendosje e të mbështetur nga LDK është shumë i vështirë pasi sipas tij ajo qeveri do të sfidohej shumë lehtë.























