Ambasada britanike uron Konjufcën: Formimi i Qeverisë tejet i vonuar
BKT
Lajme

Ambasada britanike uron Konjufcën: Formimi i Qeverisë tejet i vonuar

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke uruar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është tejet i vonuar.

Ambasada ka lëshuar komunikatë, përmes së cilës urojnë Glauk Konjufcën, i cili sot u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe urojmë kryeparlamentarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për zgjedhjet e tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq ambasada britanike konsideron se është vonuar shumë krijimi i Qeverisë.

“Pothuajse tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, formimi i qeverisë është tejet i vonuar”, thuhet në urimin e kësaj ambasade”, thuhet në shkresë.

Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk ka arritur të merret vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të cilën po negocionte për krijimin e Qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme