Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Ismet Potera, hulumtues nga Institutit Pedagogjik të Kosovës, i cili do të flasë për nxënësit kosovarë me 1.6 milionë mungesa në vit.

Kurse Avni Spahiu, autor  i  librit, do të flasë për librin "Misioni i parë".

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ferizaj do të paraqitet Fatmir Hyseni, drejtor, i cili do të na njoftojë më hollësisht për teatrin e Ferizajt gjatë 2019-s.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Arta  Agani, drejtoreshë, e cila do të na njoftojë më hollësisht për aktivitetet e galerisë së arteve gjatë vitit 2019.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme