Presidenti Thaçi fton Kurtin për caktimin e mandatarit të Qeverisë
RTKlive
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për ta caktuar mandatarin për kryeministër.
Në ftesën të cilën presidenti Thaçi ia ka dërguar Kurtit, takimi është paraparë të mbahet në orën 13:30.
“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet pos tjerash në ftesën e presidentit Thaçi dërguar Kurtit.
Ftesa e Thaçit vjen pasi që partia e Kurtit ka fituar zgjedhjet e parakohshme, dhe në këtë formë me Kushtetutë i takon caktimi i mandatarit.
Kjo është ftesa që Thaçi ia ka dërguar Kurtit:

RTKlive























