RadioDokumentar: Vdes kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari
BKT
Kulturë

RadioDokumentar: Vdes kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari

Më 26 dhjetor 2019 vdiç kompozitori I njohur shqiptar Gjergj Kaçinari, i lindur më 30 janar të vitit 1947 në Prizren.

Shkollën e ulët dhe atë të mesme i përfundoi në Prizren. Në të dyja si instrument zgjodhi violinën.
Si bursist i RTP-së, në Beograd përfundoi në vitin 1964 shkallën e parë të studimeve në shkollën për violinë edhe fakultetin teorik. I ka studiuar paralelisht të dy këto lëndë.

Në vitin 1978 Gjergji regjistroi edhe shkallën e dytë të akademisë muzikore, drejtimi teorik-pedagogjik, që tani ishte hapur në Prishtinë, për ta përfunduar më 1980.
Krijoi shumë hite, si kënga ‘Nora’, kënga ‘Do të kthehem nënë’, e shkruar dhe kënduar nga vetë Jusuf Gërvalla. Kënga ‘Vet ke mbet, në interpretim të Bedri Islamit, e më vonë të Nexhmije Pagarushës ‘Arabella’ nga Luan Hajra, ‘Bandilli im’ nga Vera Oruqaj etj.
Kënga ‘Syri yt ai qiell me shi’, interpretuar ngë Besnik Krajku në festivalin e Opatisë në vitin 1975 ishte kënga e parë shqipe e cila arriti në këtë festival të shkoj deri në finale.
Në vitin 1995 ka botuar librin “Margaritarët e këngëve popullore”.

Nga viti 1985 ishte udhëheqës (dirigjent) i korit “Colegium Cantorum” të Prishtinës. Është themelues i oktetit të burrave “Bandillët e Kosovës” (më vonë okteti “Kosovarët”)(1975).
Gjergji udhëhoqi edhe korin e kishës katolike në Prishtinë për të cilën shkroi edhe këngën për mirëseardhje të Papës në vitin 93 në Shkodër, 8 zërëshe.
Ishte anëtarë i rregullt i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës është prej vitit 1975.
Gjergj Kacinari është i njohur si kompozitor i muzikës së lehtë, popullore, për fëmijë si dhe i muzikës korale.

Gjergj Kacinari ishte i martuar me profesoreshën e gjuhës angleze Greta Kacinarin me të cilën kanë një vajzë, Klorinda Kacinari-ekonomiste. Gjatë karrierës së tij ai ka kompozuar mbi 600 këngë të zhanreve të ndryshme. Është fitues i Okarinës e Artë në festivalin “Akordet e Kosovës”, pastaj “Ura e artë” në Festivalin e Shkupit, si dhe ka marrë pjesë në shumë festivale të ish-Jugosllavisë si “Opatia”, “Zagrebi”, ‘Zambaku i Prizrenit” etj.
Vdekja e Gjergj Kaçinarit është një humbje e madhe për botën e muzikës në vend.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqini një radiodokumentar të punuar nga Afërdita Rushiti për jetën dhe veprën e Gjergj Kaçinarit.


MË SHUME NGA Kulturë