Kosova mund të luajë miqësore edhe me SHBA-të në Katar
BKT
Sport

Kosova mund të luajë miqësore edhe me SHBA-të në Katar

Kombëtarja e Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm do të udhëtojë në Katar, ku do ta zhvillojë një miqësore me Suedinë, më 12 janar. Mirëpo, atje “Dardanët” me gjasë do ta zhvillojnë edhe një miqësore tjetër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka theksuar se bisedimet me amerikanët kanë filluar dhe se ekzistojnë gjasat e mira që kjo miqësore të realizohet. Sipas të gjitha gjasave nëse kjo ndeshje do të aranzhohet, atëherë ajo do të luhet më 16 janar. Të rikujtojmë se përzgjedhësi Challandes për këtë ndeshje shumicën e lojtarëve në dizpocion do t'i ketë nga Superliga.