Rinovimi i Pellegrinit çështje ditësh
BKT
Sport

Rinovimi i Pellegrinit çështje ditësh

Lorenzo Pellegrini është në qendër të projektit të Romës dhe nuk do të vlerësohet asnjë ofertë për mesfushorin i cili tashmë do të rinovojë për ta lidhur të ardhmen me klubin verdhekuq.

Drejtori sportiv, Petracchi i ka bërë ofertë 23-vjeçarit për zgjatjen e kontratës deri në 2024-ën me pagë të përmirësuar në 3 milionë euro e gjithashtu duke hequr klauzolën e largimit prej 30 milionë euro. Nuk priten surpriza për rinovimin pasi edhe lojtari italian ndihet mirë me Fonsecën ku po e tregon gjithnjë e më shumë se meriton të jetë një mes kapitenëve dhe liderëve të skuadrës.