16:46 / 27.12.2019
Rabiot drejt Arsenalit
Adrien Rabiot duket se do të largohet gjatë janarit nga Juventusi.
Francezi verën e kaluar iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga PSG, por duket se lojtari qysh gjatë këtij dimri, do të ndahet me kampionët në fuqi të Italisë.
Arsenali është në kërkim të një mesfushori pasi që Granit Xhaka dhe Mesut Ozil janë drejt largimit nga “Emiratës”. Sipas ‘Foot Mercato’, Rabiot është dëshira e londinezëve, transmeton Scanner.
Siç raportohet, Arsenali shumë shpejtë do të nis negociatat me Juventusin për transferimin e mundshëm te francezit tek ‘Topçinjtë’.























