17:03 / 27.12.2019
Kurti nuk shkon në takim me presidentin Thaçi, i jep kritikë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk mund të takohet sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai në një letër që e ka publikuar Vetëvendosje.
I pari i Vetëvendosjes e ka falenderuar Thaçin për dy ftesat, por duke i thënë se ftesat më herët botoheshin në portale e pastaj shkonin në zyrën e tij.
Brenda ditës Thaçi i ka shkruar dy herë Kurtit.
























