19:01 / 27.12.2019
Gerrard tregon nëse Giroud do t’i bashkohet Rangers
Steven Gerrard ka deklaruar se nuk di asgjë për thashethemet së Rangers po e kërkon sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud, raportojnë mediat britanike.
Francezi ka pasur pak hapësirë këtë sezon të garave me ‘Blutë’ e Londrës nën drejtimin e Frank Lampard, duke bërë vetëm 13 paraqitje derisa ka shënuar vetëm pesë gola.
Mediat britanike kanë raportuar se Rangers ka kontaktuar francezin javën e kaluar.
Por, trajneri i Rangers, Gerrard ka mohuar se zërat që thonë se skuadra e tij ka pasur kontakte me Giroud.
“Ne jemi duke u lidhur me disa lojtarë të mirë”, tha ai. “Të jem i sinqertë unë nuk di asgjë për të”, theksoi anglezi.























