19:38 / 27.12.2019
Meta dekoron Pacollin
Behgjet Pacolli është dekoruar nga Ilir Meta për ndihmën për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Presidenti shqiptar ka shkruar se dekoruar ministrin kosovar me dekoratën “Nënë Tereza”, si një shembull i solidaritetit kombëtar.
“Për kontributin e spikatur humanitar&ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës&të mbarë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Behgjet Pacollit”, ka shkruar Meta.
Pacolli kishte ndarë për të prekurit e tërmetit 1 milion euro.























