Këshilltari i Veselit ka disa pyetje për Kurtin
Avni Bytyçi, këshilltar politik i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, e ka quajtur precedent të rrezikshëm atë të Albin Kurtit.
Kurti ka refuzuar t'i përgjigjet ftesës së Presidentit, me pretekstin se është jashtë vendit, e që sipas Bytyçit nuk është e mundur që Kurti është jashtë vendit duke e argumentuar se letra e nënshkruar nga ai dhe e vulosur nga LVV arriti brenda disa orëve të jetë në Prishtinë.
Postimi i plotë i Bytyçit në rrjetet sociale:
Rasti kur nje mandatar per kryeminister (fitues i zgjedhjeve) nuk i pergjigjet Presidentit te vendit eshte e padegjuar ndonjehere ne domokracite funksionale. Nje precedent i rrezikshem per kulturen tone politike!
Por une kam disa pyetje:
- Si eshte e mundur qe z.Kurti eshte jashte vendit, ndersa letra e nenshkruar nga ai dhe e vulosur nga LVV arriti qe brenda disa oreve te jete ne Prishtine.
- Ku gjendet i nominuari potencial per KM?Cila vizite jashte vendit eshte me e rendesishme sesa posti me i larte i ekzekutivit?
- A genjejne z. Kurti dhe LVV, per te taktizuar me afatet kushtetuese pas tradhtise qe ja bene dje LDK-se?
- A ka frike z. Kurti qe te behet Kryeminister?
*Pres pergjigje me shkrim nga i mandatuari potencial, kuptohet kurdo qe kthehet nga udhetimi jashte vendit!























