Wolverhampton shtang Cityn
Wolverhampton befason Manchester Cityn, duke e mposhtur, me rezultat 3-2, sonte në kuadër të Premier Leagues.
“Ujqit” kanë arritur t’i barazojnë “Qytetarët” dhe t’u shënojnë edhe golin e tretë. Doherty ishte heroi, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt realizoi një gol mjaft të bukur.
City në pjesën e parë shënoi me penallti me Sterling, por shumicën e kohës luajti me një lojtar më pak, pasi portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq. I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë dhe u duk sikur gjithçka përfundoi.
Traore me një goditje perfektë nga distanca arriti të shënonte golin e parë, që hapi takimin. Jimenez arriti të barazonte, kurse Doherty u tregua fantastik në fund dhe i dha tre pikët skuadrës së Wolverhampton, e cila tani ngjitët në pozitën e pestë me 30 pikë, kurse, City mbetet e treta me 38 pikë të grumbulluara.























