Ibrahimovic: I njëjti Zlatan, tjetër djall
BKT
Sport

Ibrahimovic: I njëjti Zlatan, tjetër djall

Zlatan Ibrahimovic është kthyer, bashkë me të dhe shpresa te tifozët e Milanit që synojnë të ndryshojnë sezonin.

Sulmuesi 38-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi dhe për një tjetër vit.

Si gjithmonë, Ibra është Ibra dhe edhe kësaj radhe nuk kanë munguar thëniet e tij interesante.

“I njëjti Zlatan, tjetër djall”, shkroi Ibrahimovic në ‘Twitter’ duke postuar një foto me “Djallin” duke kapur duart.

Ai ka luajtur dy sezone me Milanon në të kaluarën, ka shënuar 56 gola në 85 paraqitje për klubin me të cilët e kishte fituar edhe një titull të Serie A më 2011.