20:40 / 28.12.2019
Moti nesër, kryesisht i vranët dhe me reshje bore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë Celsius.
“Dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s”, njofton IHMK.























