Manchester United pas Eriksen
BKT
Sport

Manchester United pas Eriksen

Manchester United dëshiron shërbimet e Christian Eriksen.

Organizatori danez, Eriksen, është duke shikuar drejt të ardhmes, me synimin që të largohet nga Tottenham.

Sipas ‘Telegraph’, Man United do të kërkojë nënshkrimin e Eriksen, si transferim të lirë, gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Danezi nuk ka synim të nënshkruajë kontratën e re me Spurs, dhe mund të largohet në janar, por United po synojnë ta bëjnë atë transferimin më të madh, në fund të sezonit.

Eriksen po kalon në formë të mirë nën urdhrat e Jose Mourinho. Ai shënoi një gol të bukur në ndeshjen që u luajt dje, kundër Norwich.

Mbetet të shihet nëse United mund ta realizojë planin për Eriksen.