14:49 / 29.12.2019
Kurti: Do të ishte mirë që Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri me familje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që Haxhi Hoti, personi i cili e kërcënoi mbrëmë me jetë, të lirohet dhe festën e Vitit të Ri, ta presë pranë familjes së tij.
Albin Kurti sot kishte thënë që ky kërcënim nuk është diçka alarmante, për çka ka preferuar që vlerësimin e saj t’ua lë organeve të drejtësisë.
“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t'i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.























