Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë i ftuar do të jetë Jakup Bellaqa, ekonomist, i cili do të na njoftojë më hollësisht për ekonominë familjare gjatë vitit 2019.

Kurse i ftuar i radhës do të jetë Lirim Kastrati, futbollist i Kombëtares së Kosovës, i cili do të flasë
për karrierën dhe sukseset gjatë vitit 2019.

Në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet Edonis Hashani nga Termokis, i cili na njofton më hollësisht për aktivitetet për fundvit nga Termokis.

Po në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet Vlora Nikçi, aktore, autore e librit, e cila flet për promovimin e librit "Kangë Popullore Erotike".

Poshtu në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Ferizaj do të paraqitet Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili na jep detaje rreth motit.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme