Pesë rregulla për të humbur peshë edhe gjatë gjumit
BKT
Lifestyle

Pesë rregulla për të humbur peshë edhe gjatë gjumit

Gjatë natës trupi juaj djeg midis 300 dhe 400 kalori! Kjo pothuajse është e barabartë me sasinë e energjisë që harxhoni në një orë të gjatë.

Ekspertët pretendojnë se gjumi cilësor mund të kontribuojë në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike. Nëse doni ta bëni atë të funksionojë, është e rëndësishme t’u përmbaheni zakoneve të caktuara që mund të rritin metabolizmin tuaj në gjumë. A jeni ndopak kuriozë për të zbuluar se cilat janë këto zakone? Këtu janë disa këshilla që mund t’i gjeni të dobishme nëse dëshironi të humbni peshë me përpjekjen minimale.

Ambient i ftohtë
Ekspertët rekomandojnë të mbani temperaturën tuaj në dhomë gjumi rreth 18°C (64.4° F) gjatë natës për të rritur metabolizmin tuaj. Studimet kanë treguar se një mjedis më i freskët aktivizon qelizat yndyrore, të cilat janë përgjegjëse për termorregullimin. Kur flini në një dhomë të ftohtë ose flini lakuriq, trupi juaj fillon të djegë më shumë energji për të ruajtur nxehtësinë. Kjo është arsyeja pse ju mund ta gjeni veten më të dobët në mëngjes.

Pini lëng rrushi
Lëngu i rrushit ndihmon në djegien e kalorive falë një substance të veçantë të quajtur resveratrol që kthen yndyrën e keqe të bardhë në yndyrë beige, të dobishme. Kur flini trupi juaj përdor yndyrë beige për t’ju mbajtur të ngrohtë. Kështu, të keni një filxhan lëng rrushi përpara se të shkoni në shtrat do t’ju detyrojë të hiqni yndyrat e tepërta, në vend që ta ruani atë. Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë Një orar i parregullt i gjumit është i lidhur me shtimin e peshës së tepërt, thonë studimet. Normalisht është hormoni melatoninë që na thotë se kur të shkojmë në shtrat. Ndihmon gjithashtu në aktivizimin e qelizave yndyrore beige që ndihmojnë në djegien e kalorive.


Nëse regjimi juaj është në kundërshtim, ju ndërhyni në prodhimin e melatoninës dhe privoni veten nga gjumi cilësor. Si rezultat mund të ndjeheni të lodhur në mëngjes dhe dëshironi ushqime me kalori të lartë për të rritur energjinë tuaj. Nëse doni ta shmangni këtë, shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.

Fshihni pajisjet elektronike gjatë natës
Një rutinë e paqëndrueshme nuk është e vetmja gjë që shqetëson prodhimin e melatoninës. Drita e tepërt nga pajisjet tona është një arsye tjetër që nuk mund të flemë siç duhet. Është vërtetuar se drita blu nga telefonat vonon prodhimin e melatoninës. Prandaj ju duhet më shumë kohë që të bini në gjumë dhe zgjoheni të lodhur.

Konsumoni ushqime me proteina
Nuk ka asgjë të keqe një snek para se të shkoni në shtrat nëse e bëni mirë. Konsumoni ushqime që janë të pasura me proteina, si kos grek, djathë me pak yndyrë, gjalpë kikiriku që do të rrisin normën metabolike dhe do të ndihmojnë muskujt tuaj të rriten.