Ambasadori Kosnett takon ndaras krerët e LVV-së dhe ata të LDK-së
BKT
Lajme

Ambasadori Kosnett takon ndaras krerët e LVV-së dhe ata të LDK-së

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ambasadori Kossnet fillimisht ka takuar krerët e LDK-së, kryetarin Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun. Ndërkaq, pas këtij takimi ai është takuar edhe me liderin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për kryeministër Albin Kurtin, takim në të cilin ishin edhe kryetari i Kuvendit dhe njëherësh nënkryetari i këtij subjekti, Glauk Konjufca dhe Arbëri Nagavci. Express merr vesh se temë kryesore e diskutimit ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme