Gucati: Ky vit ishte sfidues për veteranët e UÇK-së
BKT
Lajme

Gucati: Ky vit ishte sfidues për veteranët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shënuar Ditën e Veteranit të UÇK-së.

Aty u tha se kjo ditë shënon kthesën më të rëndësishme për popullin shqiptar.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë ushtarët e UÇK-së kanë histori që i dallon nga të tjerët. Ka thënë se 28 vite më parë raportet shqiptare-serb janë thyer në Prekaz.

“Luftëtarët e UÇK-së duhet të jenë krenarë dhe kanë histori që na dallon prej tjerëve. Dita e Veteranit është një ditë që na bënë krenarë, sepse bëhet fjalë për përpjekjet e pushtuesve, duke i matur forcat në raport me shqiptarët”.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se ky vit ishte sfidues për veteranët e UÇK-së, pasi ata po përballen me padrejtësi e arrestime.

“Në Drenicë, pushtuesi nuk ka mundur ta poshtrojë, ta turpërojë shqiptarët. Edhe 28 vjet më herët, pushtuesi serb e ka parë që në Prekaz nuk mund të hyjë gjallë dhe që nga ajo ditë raportet mes shqiptarëve dhe serbëve janë thyer shumë përmes tytave të pushkës”, ka thënë Haradinaj para veteranëve.

“Kjo ditë është e përkujtuar edhe si dita e familjes Jashari, dita kur në Prekaz iu tregua qartë forcave serbe se Kosova është e përgatitur të luftojë për lirinë e popullit të saj”.

“Atë ditë me të dëgjuar krismat e para të lirisë, për në Prekaz kishin mësyer shumë njerëz nga të gjitha anat e viset e Kosovës, për t’i ardhur në ndihmë pushkës së Jasharajve”.

“OVL e UÇK është përballur me shumë padrejtësi, duke arrestuar e burgosur, dhe krejt kjo me procese të montuara politike dhe të dirigjuara nga Beogradi me bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Gucati.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kërkuar unitet dhe mospërçarje mes shqiptarëve.

“Sot 28 vite më parë iu tregua troç Serbisë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe të luajë me shqiptarët”, u shpreh nipi i komandantit Adem Jashari.

“Më lejoni që këtu në mesin tuaj ta përshëndesë një person i cili 28 vite më parë është plagosur. ai është Vesel Selimi nga Açareva. Unë uroj që të jeni të bashkuar, mos t’ju përçajnë ngjyrat politike”, ka thënë Jashari.


MË SHUME NGA Lajme