Haradinaj: Kurti nuk e ka fokusim formimin e Qeverisë
BKT
Lajme

Haradinaj: Kurti nuk e ka fokusim formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj nuk po sheh interesim të Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë.

Këto komente për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj I ka bërë në “Debat” te RTK.

“Kurti e ka më shumë që të jetë ai në kauzë dhe jo t’u jipen zgjidhje problemeve. Kurti ka qëllim që të jetë pjesë e kauzës që është çdo herë në rritje. Ai nuk e ka fokusim formimin e Qeverisë. Për fat të keq kjo është një kosto e madhe për Kosovën. Një qasje e tillë është e rrezikshme.  Është e pakuptimtë pse zoti Kurti nuk fokuson energjitë e veta në krijimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme