Radiotelevizioni i Kosovës – Ekrani festiv i shtëpisë suaj
Mbrëmja festive e Vitit të Ri
Radiotelevizioni i Kosovës është përkujdesur maksimalisht që mbrëmja më e hareshme e vitit të nisë me humor, këngë e argëtim pa fund. Aktorët e serialit më të shikuar në vend, Cka Ka Shpija, së bashku me këngëtarë të shumtë të estradës sonë, do të kujdesen për atmosferën tuaj festive në natën më të gjatë të vitit.
Programi festiv për fëmijë
Për të filluar një vit të mbarë, festën në natën më të hareshme të vitit e nisim me të mirët. Fëmijët janë ata që do të nisin festën të parët. Festa e tyre do të vazhdoj edhe në pasditet e para të 2020-ës
Program festiv për fëmijë FYTYRA TË LUMTURA
Programi festiv për fëmijë, këtë vit është pasuruar edhe më shumë me emisionin për fëmijë Fytyra të Lumtura.
Natën me Fatmir Spahiun
Ai që perkujdeset për atmosferën e mbrëmjeve nga e hëna deri të mërkurën në Radiotelelvizionin e Kosovës, Fatmir Spahiu (Bufi), do të sjellë tek ju një mbrëmje të paharrueshme festive me të ftuar të shumtë nga sfera të ndryshme të jetës.
Arkivi festiv 2020
Atmosfera festive do të vazhdoj edhe të enjtën me 2 janar nga ora 21:00 do të transmetohet emisioni “Arkivi festiv 2020” ku të ftuar në studio janë shumë emra të njohur të muzikës dhe sportit si: Riza Bytyqi, Shpresa Gashi, Besnik Krajku, Rasim Thaçi - Cima, Fatmir Makolli, Ferit Zekolli, Xhevdet Peci, Valton Beqiri dhe bendi i RTK-së.
Sofrat Festive
Për adhuruesit e muzikës së bukur popullore në netët festive, do te vijnë në ekranin tuaj artistët më të njohur të muzikës popullore. Të mbledhur rreth sofrës tonë tradicionale, ata do të sjellin tek ju emocione dhe argëtim pa fund.
Rrënjët Tona
Atmosfera festive me muzikë të pasur popullore dhe folklorike nuk mbaron me Sofrat Festive, ajo do të vazhdoj të jetë e tillë edhe në emisionin muzikor 'Rrënjët Tona'.
Filarmonia e Vjenës
Më 1 Janar sikur edhe çdo vit tjetër, në Radiotelevizionin e Kosovës duke filluar nga ora 11:15 drejtpërdrejt nga Vjena mund ta ndiqni koncertin tradicional të Vitit të Ri 2020 nga Orkestra Filharmonike e Vjenës.
Filmat Festiv
Tituj të njohur nga kinematografia botërore do të mund ti ndiqni në maratonën filmike që do të shfaqet në ditët festive duke filluar nga ora 01:00 deri në-8:00.
Emisioni n'Za
n’Za sjellë edicionin festiv nga sheshi i kryeqytetit me mysafirët më të veçantë.
Përshëndetjen e parë për vitin 2020 u’a përcjellim më 01 Janar nga ora 21:00 në RTK1 me mysafirë të profileve të ndryshme që do të flasin për vetën, jetën e natës në kryeqytet dhe festimet në përgjithësi.
Adrian Berisha , Krenare Bajrami, Muhamed Arifi , Edon Bërveniku, Doresa Rexha dhe Faton Isufi me nikoqirët e mbrëmjes Egzona Rafuna dhe Arbër Zeka, do të ju sjellin atmosferën e “Prite n’Shesh” në këtë edicion të veçantë festiv.
Telekino edicioni festiv
Emisioni kushtuar filmit, Telekino, në edicionin festiv trajton rekordin e shikueshmërisë së filmave shqiptarë në kinema dhe sukseset e kineastëve tanë në festivalet prestigjioze botërore.
Mysafir të ftuar janë: Shkumbin Istrefi, Milazim Salihu, Blerta Basholli, More Raqa, Mumin Jashari dhe Afrim Muqaj.
Të arriturat, sukseset e 2019-ës, risitë dhe planet në vazhdimësi së bashku me urimet dhe përgjigjet nga pyetjet e publikut të ajkës së kineasteve kosovarë mund ti ndiqni në Telekinon Festive me Mirjeta Baraliun me datë 2 Janar në orën 18:00























