21:36 / 01.01.2020
City mezi mposht Everton, West Ham shkatërroi Bournemouth
Futbollistët e Manchester City festuan në shtëpi kundër Everton me rezultat 2:1, në raundin e 21-të të kampionatit anglez.
Të dy golat për skuadrën e Pep Guardiolës u shënuan nga Jezus, ndërsa Richarlison ishte golashënues nderi për Everton.
Kjo është humbja e parë e Carlo Ancelotti qëkur mori Everton, transmeton KosovaPress.
City renditet i treti në tabelë me 44 pikë ose 11 më pak se lideri Liverpool që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe një pikë më pak se Leicester në vendin e dytë.
Në ndeshje e tjera Norwich dhe Crystal Palace luajtën baras 1:1, ndërsa West Ham në shtëpi shpartalloi Bournemouth 4:0.























