Guardiola i lumtur me fitoren, lavdëron Jesus
BKT
Sport

Guardiola i lumtur me fitoren, lavdëron Jesus

Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Eevrtonit.

“Qytetarët” mundën dje Evertonin, me rezultat 2-1, në kuadër të Premier Leagues.

Tekniku spanjoll pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri paraqitje mjaft të mirë. Guardiola lavdëroi Gabriel Jesus, i cili shënoi dy golat e fitores për Cityn, por sipas tij, Aguero është lojtar i pazëvendësueshëm.

“Ne luajtëm shumë mirë. Unë jam i kënaqur me performancën tonë që treguam në këtë ndeshje”, tha ai.

“Gabriel Jesus ishte i shkëlqyeshëm, por Aguero është i pazëvendësueshëm”, theksoi spanjolli.