​LDK të hënën mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar
BKT
Lajme

​LDK të hënën mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se të hënën, duke filluar nga ora 09:00, në selinë e saj, do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

Ndërsa, në orën 13:00, do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar.

Përndryshe, gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të VV-së, pasi kanë thënë se kjo e fundit me zgjedhjen e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës, tani duhet ta japë një arsye të fort për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës.


MË SHUME NGA Lajme