15:26 / 02.01.2020
Limaj i shpreh ngushëllime familjes Alushani për humbjen e dyfishtë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Alushani për vdekjen e nënës dhe vëllait të heroit Ymer Alushani.
Ai ka shkruar në facebook se është i dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së heroit të Kombit, Ymer Alushanit, Miradijes dhe djalit të saj, Luanit.
“Në këtë humbje të dyfishtë, ndajmë dhembjen me familjen Alushani. Familjes, dhe të gjithë atyre që i kanë njohur iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.
Përndryshe, sot në orët e mëngjesit ka vdekur vëllai i dëshmorit, Imer Alushani, dhe pastaj më të dëgjuar lajmin e Luanit, ka vdekuar edhe nëna e tij.























