12:36 / 04.01.2020
Karateisti ynë më i mirë lë Kosovën për Shqipërinë
Karateisti Alvin Karaqi ka ndërruar shtetin.
Ai është rikthyer për të garuar sërish për Shqipërinë, ku kishte garuar para anëtarësimit të Federatës së Karatesë së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë.
Karaqi ka lënë Kosovën për t’iu kthyer sërish ngjyrave kuqezi, transmeton Olle.
“2020 – Ekipi shqiptar i karatesë. Ndjenjë e mirë të kthehesh prapë”, ka shkruar Karaqi në Facebook.























