13:22 / 04.01.2020
Elis Bakaj te kampionët, zyrtarizohet marrëveshja
Elis Bakaj ka nënshkruar për skuadrën e re. Fantazisti shqiptar do të vijojë të luajë në Bjellorusi, aty ku ka shkëlqyer dy sezonet e fundit me fanellën e Shakhtyor Soligorsk.
Kampionët e Dynamo Brest e kërkuan pa u mbyllur kampionati dhe marrëveshja ishte arritur.
Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i kampionëve të Bjellorusisë, që njofton se me Bakajn është nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.
Tashmë në moshën 32-vjeçare, mesfushori i avancuar duhet thënë se ka bërë kontratën e jetës dhe gradualisht do të mendoje edhe për mbylljen e karrierës.























